Ronaldo – Real Madrid, ndodh ajo që nuk e priste askush!

Lajm fantastik për tifozët e Real Madridit.

Sport

21/06/2017 15:12

Cristiano Ronaldo duket se ka ndërmend t’a rikonsiderojë vendimin e tij për të ikur nga Real Madrid dhe Spanja pas problemeve të theksuara me taksat me autoritetet e këtij shteti, përcjell Albeu.com.

Ky vendim vjen pasi dëgjoi dje fjalët e ngrohta të presidentit të madrilenëve Florentino Perez teksa thoshte se Ronaldo ka të drejtë që të jetë i prekur nga ajo që po i ndodh me autoritetet spanjolle sa i përket taksave.

“Ronaldo nuk është thjesht biznes. Ai është pjesë e Realit të Madridit”., – tha Perez duke ngrohur jo pak zemrën e yllit portugez , i cili po degjonte nga Rusia e largët ku është mbledhur me skuadrën e tij kombëtare, Portugalinë.