Ronaldo: Real Madrid mbetet favorit edhe pa Cristianon

Ronaldo beson te forca e ekipit të Real Madridit.

Sport

31/08/2018 09:07

Ronaldo beson se Real Madrid mbetet në mesin e favoritëve në Ligën e Kampionëve edhe pas largimit të Cristiano Ronaldos.

“Fenomeni” është i bindur për fuqinë e ekipit nga Santiago Bernabeu.

Sulmuesi portugez u largua nga “Los Blancos” duke u transferuar në Juventus.

Por, braziliani Ronaldo beson se Real Madrid prapë ka ekip të fortë për sezonin e ri, përcjell “lajmi.net”.

“Real Madrid është njësoj favorit edhe pa Cristianon”, u shpreh Ronaldo për “Marca”. /Lajmi.net/