Ronaldo: Real Madrid – Juventus, ky besoj se do të jetë ekipi i Cristianos për sezonin e ri

Ronaldo pa folur për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Sport

04/07/2018 14:38

Ronaldo ka reaguar pas lajmeve se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madrid duke u transferuar në Juventus.

Braziliani ka thënë se Ronaldo nuk do të kishte probleme as nëse kalon në Serie A.

“Nuk e di nëse do të shkojë ose jo në Juventus, unë besoj se do të mbetet në Real Madrid, por nuk kam biseduar me të, nuk e di”, tha ‘Fenomeni’, përcjell “lajmi.net”.

“Cristiano nuk do të kishte probleme për të luajtur në Serie A. Është e sigurt se do të gjente më pak hapësira se në La Ligë ose në Premierligë. Por, jam i sigurt se do të paraqitej mirë”, theksoi Ronaldo. /Lajmi.net/