Ronaldo – Ramos, përplasje në Real Madrid

“Marca” shkruan se pas deklaratave të fundit të mospajtimit, ekziston një përplasje mes dy kapitenëve, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo,

Sport

16/11/2017 07:14

Real Madrid ka një problem të ri.

Pas atij me numrin e madh të futbollistëve të lënduar përfshirë sulmuesin Gareth Bale, skuadra nga Santiago Bernabeu ka një telashe tjetër.

“Marca” shkruan se pas deklaratave të fundit të mospajtimit, ekziston një përplasje mes dy kapitenëve, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo ka mbetur i hidhëruar me reagimet e fundit nga Ramos andaj trajneri Zinedine Zidane ka një tjetër çështje që duhet zgjishur para vazhdimit të sezonit në La Ligë. /Lajmi.net/