Ronaldo pranë largimit, Asensio e ka një mesazh për të

Marco Asensio nuk e imagjinon dot Real Madridin pa Cristiano Ronaldo-n pasi portugezi vuri në dyshim qëndrimin e tij në fund të finales së Champions League.

Sport

05/06/2018 18:59

“Do të flasim në të ardhmen. Ka qenë bukur të luaja për Real Madrid,” ishin fjalët e CR7 në fund të sfidës së fituar 3-1 ndaj Liverpool.

Komentet e tij kanë tronditur dhomën e zhveshjes, njëri prej lojtarëve më të prekur është talenti spanjoll Asensio.

“Nuk e imagjinoj do të luaj pa të,” shprehet ai për Marca.

“Cristiano ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme për ne te Real.”

Ai më pas flet edhe për largimin e papritur të Zinedine Zidane.

“Vendimi i Zidane na kapi të papërgatitur, por eksperienca ime me të ka qenë shumë e mirë. Ai kishte shumë besim tek unë.”