Ronaldo pesë sezone me mbi 25 gola

Cristiano Ronaldo vazhdon të regjistrojë rekorde të njëpasnjëshme. Ylli portugez e realizoi golin e fitores së Real Madridit ndaj Malagas mbrëmë. Falë këtij goli, futbollisti më i mirë në botë arriti në kuptën e 25 golave, duke e bërë këtë për të pestin sezon rresht dhe një gjë të tillë nuk e kishte bërë asnjë…

Sport

16/03/2014 08:50

Cristiano Ronaldo vazhdon të regjistrojë rekorde të njëpasnjëshme. Ylli portugez e realizoi golin e fitores së Real Madridit ndaj Malagas mbrëmë.

Falë këtij goli, futbollisti më i mirë në botë arriti në kuptën e 25 golave, duke e bërë këtë për të pestin sezon rresht dhe një gjë të tillë nuk e kishte bërë asnjë futbollist në histori të La Ligas.

Që kur ishte transferuar në Spanjë, në sezonin 2009/10, Cristiano CR7 ka qenë i jashtëzakonshëm, duke e kaluar vazhdimisht shifrën e 25 golave. Në sezonin e parë realizoi 26 gola, të dytin 40, të tretin 46, të katërtin 34 dhe tash 25.

Këtë sezon megjithatë i ka përpara edhe 10 xhiro, kështu që ai mund ta shtojë këtë numër pa problem.

Në total, ish futbollisti i Sporting Lisbonës dhe Manchester Unitedit ka realizuar 171 gola në kampionatin spanjoll.

Në këtë moment, Ronaldo mund ta gëzojë këtë rekord, të cilin mund ta barazojë për momentin vetëm Lionel Messi.

Ylli argjentinas ka shënuar mbi 25 gola në katër sezonet e fundit, ndërsa këtë edicion është ndalur në kuotën e 15 golave deri tash dhe i nevojiten edhe 10 deri në fund të sezonit.