Ronaldo përmes një fakti interesant tregon dallimin mes tij dhe lojtarëve të tjerë

Cristiano Ronaldo është prezantuar si lojtar i Juventusit.

Sport

16/07/2018 19:42

Ylli portugez në prezantim ka thënë se është një lojtar ndryshe nga të tjerët, që në moshën e tij vendosin për destinacione tjera.

Ronaldo 33 vjeçar këtë verë la Real Madridin për t’iu bashkuar kampionëve të Serie A, skuadrës së Juventusit.

“Unë jam i ndryshëm nga të gjithë lojtarët e tjerë që mendojnë se karriera e tyre është e përfunduar në moshën time”, ka deklaruar Ronaldo.

“Unë dua të tregoj se nuk jam si të tjerët, unë jam ndryshe”./Lajmi.net/