Ronaldo për Topin e Artë: Keni menduar se do qajë?

Cristiano Ronaldo ka thënë se e ka merituar Topin e Artë.

Sport

10/12/2018 12:20

Cristiano Ronaldo është shprehur tejet i dëshpëruar që nuk e ka fituar Topin e Artë, pasi atë e mori në duar, Luka Modric.

Portugezi ka thënë se numrat nuk gënjejnë, pasi ai kishte statistika më të mira nga të gjithë.

“Mendoj se e kam merituar Topin e Artë këtë vit”, tha Ronaldo, përcjell “lajmi.net”.

“Unë kam punuar për atë, por nëse ju nuk e fitoni, nuk është fundi i botës.

“Numrat nuk gënjejnë, por mos mendoni se jam më pak i lumtur se nuk e kam fituar.

“Kam shokë të mirë, familje të mirë, luajë për klubin më të mirë në botë, mendon se do të shkojë në shtëpi dhe të qajë. Jam i dëshpëruar por jeta vazhdon dhe do të punojë edhe më shumë”, ka shtuar më tej portugezi. /Lajmi.net/