Ronaldo për largimin nga Reali: Problemi nuk është te paratë!

Largimi i Cristiano Ronaldo nga Real Madrid këtë verë duket një çështje serioze.

Sport

27/05/2018 16:41

Ylli portugez pas përfundimit të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ku Real Madrid mposhti 3:1 Liverpoolin, me një deklaratë të tij la të kuptohet se largimi është afër.

Këtë deklaratë 33 vjeçari e ka forcuar sot, duke njoftuar se ndarja me Real Madridin është shumë afër.

“Ndoshta nuk ishte momenti i duhur për ta bërë atë deklaratë, por isha i ndershëm dhe nuk jam penduar për atë që thashë”, ka deklaruar Ronaldo sot në mëngjes.

“ Është e qartë që kam diçka për të thënë, por do të flas më gjatë ditët në vijim. Kjo është një çështje që ka kohë që ka nisur dhe paratë nuk janë aspak problem. Do të kem një javë kohë për të menduar për të ardhmen time para se të përqëndrohem të kombëtarja dhe Botërori”./Lajmi.net/