Ronaldo: Pensionohem në Madrid

Cristiano Ronaldo është i gatshëm që të vazhdojë me Real Madridin deri në fund të karrierës.

Sport

25/05/2016 16:18

Ylli portugez i “Los Blancos” dëshiron që të pensionohet te skuadra madriliene.

“Është e qartë, dua të qëndroj këtu. Mendoj që do të pensionohem te Real Madridi”, ka thënë Ronaldo në emisionin La Sexta’s ‘Jugones’, transmeton Goal.

“Rinovimi pas Ligës së Kampionëve? Do të shohim, Real Madrid do të tregoheshin të mençur nëse do të ma zgjatnin kontratën. Jam i lumtur në Real Madrid dhe nuk shoh klub tjetër më të mirë se sa ky”, shtoi CR7.