Ronaldo parashikon finalen Real Madrid – Juventus

Cristiano Ronaldo ka komentuar finalen e Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij Real Madrid, takohet me Juventusin.

Sport

12/05/2017 17:58

Më 3 qershor në Kardif, Real Madrid dhe Juventus do të kërkojnë kurorën evropiane.

Real Madrid në rast triumfi, mund të hyjë në histori duke u bërë skuadra e parë që arrin ta fitojë dy vite radhazi Ligën e Kampionëve.

Por, për ta bërë një gjë të tillë, së pari duhet të mposhtin një skuadër që po gëzon formë të lartë këtë edicion, Juventusin.

“Jemi duke menduar për Juventusin. Ata janë shumë të frikshëm, por parashikimi im për finale është 50 me 50”, ka deklaruar Ronaldo, duke komentuar finalen e Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6