Ronaldo, numri 7 në Toulouse

Klubi francez Toulouse ka bërë shaka duke njoftuar se asnjëri futbollist nuk e ka marrë fanellën me numrin 7 sepse ajo është e rezervuar për Cristiano Ronaldon.

Sport

09/08/2014 14:01

Mos u frikësoni tifozë të Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të largohet nga Santiago Bernabeu.

Por, klubi francez Toulouse ka bërë shaka duke arsyetuar se asnjë futbollist nuk e ka marrë fanellën me numrin 7 për shkak se ai është i rezervuar për yllin portugez.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi francez ka njoftuar se numri 7 është lënë i lirë për Ronaldon.

“Numri 7 është i lirë në skuadrën e Toulouse pasi Martin Braithwaite e mori 9. A mund ta marrë atë vullnetarisht Cristiano Ronaldo”, shkruhej në postimin e skuadrës.