Ronaldo nuk është kapiten i mirë

Ish selektori i Portugalisë, Paulo Bento thotë se Cristiano Ronaldo është futbollist i mirë por jo edhe aq i përshtatshëm për rolin e kapitenit.

Sport

20/09/2014 14:42

Ish selektori i Portugalisë, Paulo Bento nuk beson se Cristiano Ronaldo është kapiteni më i mirë që pati në ekip dhe sugjeroi se Joao Moutinho është më i përshtatshëm për detyrë.

Ronaldo ishte emëruar kapiten i Kombëtares së tij në korrik 2008 dhe e mbajti rolin edhe pasi Bento mori postin e selektorit të Portugalisë më 2010.

Por, Bento i cili u shkarkua nga posti pas humbjes nga Shqipëria në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2016 ka theksuar se Ronaldo nuk është aq i dobishëm me shiritin e kapitenit.

“Në dhjetë vitet e mija si trajner, Ronaldo është futbollisti më i mirë me të cilin kam punuar. Por, nëse më duhet të zgjedh një kapiten, do të vendosja Moutinhon për profesionalizmin dhe aftësitë e tij për të kuptuar idetë e trajnerit”, deklaroi Bento.