Ronaldo nuk e meritoi të kuqin

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique i ka dalë në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas përjashtimit të tij me karton të kuq në fundjavën e shkuar në barazimin e Real Madridit në udhëtim te Athletic Bilbao. Ylli portugez u skuq 15 minuta para përfundimit në barazimin 1:1 dhe u suspendua me tri ndeshje moslojë për veprimin e…

Sport

08/02/2014 12:05

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique i ka dalë në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas përjashtimit të tij me karton të kuq në fundjavën e shkuar në barazimin e Real Madridit në udhëtim te Athletic Bilbao.

Ylli portugez u skuq 15 minuta para përfundimit në barazimin 1:1 dhe u suspendua me tri ndeshje moslojë për veprimin e tij.

Por, Pique mendon se përjashtimi i Ronaldos ishte vendim i gabuar dhe refuzoi të kritikojë Ronaldon, pavarësisht rivalitetit të madh mes Realit dhe Barcelonës.

“Nuk do të thosha se ishim të afërt”, deklaroi ish mbrojtësi i Manchester Unitedit për El Confidential, i pyetur nëse kishte një shoqëri të veçantë me portugezin në Old Trafford.

“Por, ai është futbollist i madh, profesionist fantastik. Përjashtimi i tij? Nuk mendoj se ishte karton i kuq, nuk do ta them vetëm për shkak se ai luan në Real Madrid. Mundohem të jem objektiv, pavarësisht ekstremeve me të cilat përballeni në futboll”.