Ronaldo nuk e do Suarezin në Madrid

Luis Suarez është i padëshiruar në Real Madrid. Mediat spanjolle shkruajnë se Cristiano Ronaldo nuk e do sulmuesin e Liverpoolit, i cili flitet se është objektivi kryesor i Los Blancos.

Sport

10/06/2014 17:26

Cristiano Ronaldo nuk e do në Real Madrid sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez, shkruan e përditshmja spanjolle “El Confidencial”.

Ylli portugez dyshon nëse sulmuesi uruguaian do të përshtatej në Santiago Bernabeu apo se si do të sillej në kryeqytetin spanjoll.

Tash po spekulohet me të madhe se ish futbollisti i Ajaxit mund t’i bashkohet ekipit Los Blancos, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti e ka konsideruar atë një lojtar fantastik.

Treshja Ronaldo, Bale e Suarez do të ishte e frikshme për secilin kundërshtar, por duket se CR7 nuk ka dëshirë të luajë me Suarez.

Dëshira e Ronaldos mund të ketë një ndikim të madh tek drejtuesit e Realit. Megjithatë, fjalën e fundit do ta thonë presidenti Florentino Perez dhe trajneri Carlo Ancelotti.