Ronaldo: Nuk e dija që kjo gjë ndodhi gjatë ndeshjes, Juventus – Man Utd

Cristiano Ronaldo ka folur rreth golit të shënuar mbrëmë ndaj Manchester United.

Sport

08/11/2018 14:34

Cristiano Ronaldo ka thënë se ai nuk e kishte ditur që ka shënuar gol aq të bukur edhe pse Juventusi humbi në shtëpi 1 me 2 ndaj Manchester United.

“Nuk e kam ditur që ishte një gol aq i bukur”, ka thënë fillimisht portugezi, përcjell “lajmi.net”.

“Kur shkova në zhveshtore e kam shikuar disa herë dhe e kuptova që kam bërë një lëvizje të mirë gjatë goditjes së topit”, ka përfunduar Ronaldo.

Portugezi ka thënë gjithashtu se ata kanë mundur t’i fitojnë tri pikë, po t’i konkretizonin rastet më herët. /Lajmi.net/