Ronaldo: Nuk do të bëhem trajner

Cristiano Ronaldo është njëri nga futbollistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, mirëpo ai nuk do të tentojë ta bëjë të njejtën gjë edhe si trajner.

Sport

03/01/2016 16:01

Ronaldo ka deklaruar se nuk do të bëhet trajner pasi ta përfundojë karrierën si futbollist, përcjell Lajmi.net nga Sky Sports.

Portugezi ka thënë se do të tentojë ta shijojë jetën pasi të pensionohet, duke i bërë gjërat të cilat tani nuk mund t’i bëjë.

“Kam një jetë të mirë, por mendoj që do ta shijoj më tepër kur ta përfundojë karrierën, kur të kem kohë t’i bëjë gjërat që më pëlqejnë”, tha Ronaldo.

“Këtë të shtunë është një mbrëmje boksi në Las Vegas dhe unë do të doja të shkoja atje me shokët dhe familjen, por nuk mundem sepse s’kam kohë”, shtoi ai.