Ronaldo nuk i bashkohet Mourinhos në Man Utd

Cristiano Ronaldo beson se Manchester United do të rikthehet në kulm me Jose Mourinhon, por nuk do t’i bashkohet atij në Old Trafford.

Sport

26/05/2016 13:10

Cristiano Ronaldo nuk do të transferohet në Manchester United.

Ylli i Real Madridit beson se ish klubi i tij ka bërë mirë që ka filluar negociatat me Jose Mourinhon në lidhje me angazhimin e tij në postin e menaxherit.

Por, ai ka theksuar se nuk do t’i bashkohet atij në Old Trafford.

“Mendoj se Mourinho është i mirë”, deklaroi ai, përcjell “Lajmi.net”.

“Më dhemb kur shoh Unitedin në këtë pozitë sepse është klub të cilin e mbaj në zemër. Uroj që Mourinho t’i rikthejë ata në kulm”, u shpreh Ronaldo.

“Por, jam i lumtur dhe dua të mbetem te ky klub. Nuk shoh asnjë klub më të mirë se Real Madrid”, përfundoi ai.