Ronaldo, një yll nën yje

Cristiano Ronaldo shpeshherë përshkruhet si futbollist i jashtëzakonshëm. Por, në fakt ai është i tillë, këtë e tregon me paraqitjet e tij në fushë por tani edhe me këpucët e reja sportive. Ronaldo, 28-vjeç, publikoi një fotografi në Twitter ku i inspiruar nga tema e Galaktikëve, prezantoi këpucët e reja Nike Mercurial Galaxy, dhe u…

Sport

21/10/2013 09:50

Cristiano Ronaldo shpeshherë përshkruhet si futbollist i jashtëzakonshëm. Por, në fakt ai është i tillë, këtë e tregon me paraqitjet e tij në fushë por tani edhe me këpucët e reja sportive.

Ronaldo, 28-vjeç, publikoi një fotografi në Twitter ku i inspiruar nga tema e Galaktikëve, prezantoi këpucët e reja Nike Mercurial Galaxy, dhe u duk mjaft i kënaqur me to.

“Shumë të mira”, deklaroi ai shkurt. Sipas Nikes, Mercurial IX përfshijnë një dizajn me shtatë yje, në nder të numrit 7 të yllit të Real Madridit dhe Portugalisë.

“Është bukur kur krijojmë diçka që përfaqëson personalitetin dhe stilin tim të lojës, është shumë e veçantë”, deklaroi ai. Dizajnuesi i këpucëve, Denis Dekovic tha se ideja i erdhi pasi një komentator e përshkroi lojën e Ronaldos si ‘jashtë kësaj bote’.

“Ne ishim duke shikuar në ndeshje dhe pasi Cristiano realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e lirë, komentatori e shtroi pyetjen ‘A vjen Ronaldo nga ky planet?!”, u shpreh Dekovic.