Ronaldo: Nga Reali u largova kundër dëshirës sime

Ish sulmuesi më i mirë në botë, braziliani Ronaldo, ka komentuar për herë të parë largimin nga Real Madridi.

Sport

27/05/2017 17:50

Dy herë fituesi i Topit të Artë, në vitin 2007 u largua nga Real Madridi, për t’iu bashkuar Milanit në Serie A.

Ai tregon se shkaku i largimit nga skuadra mbretërore, ishin grindjet që kishin nisur me tranerin Fabio Capello.

“Nga Real Madridi u largova kundër dëshirës sime sepse fillova të kisha probleme me Capellon. Nëse isha edhe 100 gram mbi peshën e caktuar me linte jashtë ekipit”, deklaroi Ronaldo.

“Unë jam një njeri tolerant që pëlqen bisedat dhe i kuptoj të tjerët, por me të nuk merreshim vesh”, deklaroi Ronaldo, duke theksuar se në futboll 100 gram mbipeshë nuk mund të bëjnë dallimin.

Ronaldo për pseë sezone te Reali, kishte shënuar 83 gola në 127 paraqitje.

Kujtojmë se Ronaldo në Real Madrid ishte transferuar në verën e vitit 2002, nga skuadra italiane, Inter./Lajmi.net/