Ronaldo: Nëse do të rikthehesha në kohë, do ta përsërisja këtë ndeshje! – Lajmi.net
Ronaldo: Nëse do të rikthehesha në kohë, do ta përsërisja këtë ndeshje!
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSerie ASport 22:18, 9 March 2018
Luis Nazario de Lima Ronaldo, është mysafiri special i Interit në shënimin e 110 vjetorit të themelimit të klubit.

Inter, sot po shënon ditëlindjen e 110, dhe në këtë ceremoni ka grumbulluar shumë protagonist të kësaj historie të gjallë.

Njëri prej tyre është edhe Ronaldo, sulmuesi më i mirë që ka pasur futbolli.

“Është një nder të konsiderohem si sulmuesi më i mirë në historinë e këtij klubi, duke pasur parasysh se sa shumë kampionë kanë luajtur këtu”, ka deklaruar Ronaldo për ‘Calciomercato.com’.

“Unë këtu arrita si një djalë i ri dhe këtu jam rritur shumë. Interi ka kaluar një situatë të keqe, por tani duhet të reagojë. Ka lojtarë të mëdhenj”.

Edhe pse në këtë ceremoni, do të ishte data që më së paku do të duhej të përmendej, Ronaldo, ka kujtuar 5 majin e vitit 2002.

Në këtë datë të vitit 2002, Interi humbi titullin e kampionit në xhiron e fundit duke u mposhtur 4:2 nga Lazio, teksa Juventusi kishte shënuar fitore ndaj Udineses.

Ronaldo ka thënë se nëse do të kishte mundësi të rikthehej në kohë, do ta përsëriste edhe një herë atë sfidë të 5 majit, e cila edhe sot kujtohet nga tifozët e Interit.

“Nëse do të kthehesha në kohë, do të doja të përsërisja ndeshjen e 5 majit, kur gjithçka shkoi keq për ne”, ka thënë Ronaldo./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO