Ronaldo në Juventus, ja çfarë thotë Totti

Cristiano Ronaldo do të sjellë shumë në Serie A, sipas ish kapitenit të Romës, Francesco Totti.

Sport

21/07/2018 10:29

Francesco Totti ka vetëm lëvdata për Cristiano Ronaldon, pas transferimit të tij nga Real Madrid në Juventus.

Ish kapiteni i Romës beson se ylli portugez do të japë shumë për Serie A.

“Cristiano Ronaldo do të sjellë shumë në Serie A, është i jashtëzakonshëm, më i miri së bashku me Messin”, deklaroi Totti për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Shpresoj që Serie A të kthehet tek niveli ku ishte vite më parë, pastaj i kuptoj tifozët e ekipeve tjera kur demoralizohen, është normale, por duhet të jenë të qetë”, u shpreh ai.

“Klubi ka synim t’i bëjë futbollistët dhe tifozët e kënaqur. Të gjithë presin emra të mëdhenj, sigurisht se do ta bëjmë më të mirën tonë”, theksoi Totti. /Lajmi.net/