“Ronaldo në Juventus do të ishte rezervist”

Mario Sconcerti ka lavdëruar futbollistët e Juventusit.

Sport

10/05/2017 15:02

Analisti italian Mario Sconcerti ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk do të kishte vend të titullarit në formacionin e tanishëm të Juventusit.

Me gjithë respektin ndaj yllit të Real Madridit, Sconcerti ka lavdëruar futbollistët e “Bianconerëve”.

“Juventus i ka më të mirët në Evropë, frikësohem se Cristiano Ronaldo në Torino do të ishte vetëm rezervist”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo me Real Madridin mund të ndeshet me Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve nëse eliminojnë sonte Atletico Madridin. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6