lajmi.net

Ronaldo në formë

Cristiano Ronaldo ka thënë se ndihet çdo ditë e më mirë fizikisht dhe shprehu besimin se do të jetë në formë për ndeshjen e parë të Portugalisë në Kampionat botëror kundër Gjermanisë.

Sport

11/06/2014 14:35

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se ndihet më mirë pas probleme fizike dhe ka siguruar se do të jetë gati për ndeshjen e parë të Kampionatit botëror në Brazil.

Ronaldo luajti për 64 minuta në fitoren ndaj Republikës së Irlandës me rezultat 5-1, dhe konfirmoi se është rikuperuar.

“Jam duke u stërvitur mirë, jam duke ndjekur këshillat e mjekëve dhe avancimet janë inkurajuese”, deklaroi Ronaldo. “Ndihem më mirë çdo ditë, do të jem në formë për ndeshjen e parë”, shtoi ai.

Prezenca e Ronaldos për duelin e parë të Portugalisë me Gjermaninë është shumë e rëndësishme. “Nuk kam asnjë brengë. Jam mirë fizikisht dhe nga gjendja shpirtërore”, u shpreh ai.

Ndihma e Ronaldos është shumë e rëndësishme për Portugalinë në grupin ku marrin pjesë edhe Gana dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ronaldo në formë

Ylli i Real Madridit, Crstiano Ronaldo ka thënë se ndihet në formë të shkëlqyer pas shënimit të një goli në barazimin 2-2 me Juventusin në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve të martën. Reprezentuesi portugez realizoi një herë kurse asistoi tek goli tjetër i mysafirëve duke arritur në kuotën e tetë shënimeve në…

Sport

06/11/2013 08:36

Ylli i Real Madridit, Crstiano Ronaldo ka thënë se ndihet në formë të shkëlqyer pas shënimit të një goli në barazimin 2-2 me Juventusin në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve të martën.

Reprezentuesi portugez realizoi një herë kurse asistoi tek goli tjetër i mysafirëve duke arritur në kuotën e tetë shënimeve në fazën e grupeve dhe barazoi Ruud van Nistelrooyn, Hernan Crespon dhe Filippo Inzaghin.

“Jam shumë i lumtur. Kjo është një periudhë e shkëlqyeshme në karrierën time. Ndihem i përkrahur dhe gjithmonë mundohem ta jap maksimumin”, deklaroi Ronaldo për Sky Sport.

“Nuk brengosem për rekorde, ata vijnë në mënyrë natyrale. Por, është pozitiv, dua të fitoj edhe më tepër dhe të jem edhe më i mirë në të ardhmen. E kemi ditur se do të jetë vështirë kundër Juventusit. Në pjesën e parë kemi vuajtur kurse në vazhdim jemi përmirësuar, reaguam shumë mirë dhe qëlluan edhe traversën. Siç e thash më parë, jemi ende duke u përmirësuar, hap pas hapi”, përfundoi ai.

LM