Ronaldo në fjalët e para si lojtar i Juventusit flet për Lionel Messin

Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht është prezantuar si lojtar i Juventusit.

Sport

16/07/2018 19:14

Ylli portugez këtë verë la Real Madridin pas nëntë vite qëndrim, për t’u transferuar në Itali te Juventusi, për 112 milionë euro.

Edhe në prezantimin te skuadra e re, Cristiano Ronaldo nuk ka mundur t’i ikë pyetjes për Lionel Messin, rivalin e tij të madh në futboll.

“Unë nuk i shoh lojtarët si rivalë, gjithkush flet për rivalitetin tim me Messin, por të gjithë lojtarët luftojnë për klubet e tyre dhe kjo është ajo që unë do të bëjë këtu”, është përgjigjur Ronaldo.

“Në fund ne do të kthehemi prapa dhe të shikojmë se kush është më i miri”./Lajmi.net/