Ronaldo ndihet mirë

Cristiano Ronaldo ndihet mirë dhe mund të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit. Portugezi ka ushtruar me ekipin dhe gjendja e tij po përmirësohet.

Sport

20/05/2014 16:00

Cristiano Ronaldo i ka qetësuar të gjithë madrilenët rreth gjendjes së tij, para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

“Është dita ime e parë në fushë. Ndihem mjaft mirë dhe mjaft i kënaqur”, deklaroi ylli portugez të martën.

“Si ndihem? Kam ndjenja të mira, por ende nuk jam 100 për qind. Shpresoj të jem në lojë të shtunën. Është dita e parë në fushë dhe ndihem mirë”, shtoi ai.

“Pasi luajmë çdo fundjavë, është normale që ndonjëherë trupi dorëzohet. Shpresoj të jem gati për të shtunën”, përfundoi 29 vjeçari.