Ronaldo ndez motorët për Bayernin

Cristiano Ronaldo po bëhet gati për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut. Ylli portugez i është bashkuar ekipit në stërvitje dhe po i ndez motorët për sfidën e së mërkurës.

Sport

20/04/2014 12:19

Cristiano Ronaldo i ka ndezur motorët dhe është duke u bërë gati për ndeshjen e rëndësishme ndaj Bayern Munichut.

Real Madridi do të përballet mesjavën tjetër me gjigantin bavarez, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ylli portugez nuk u paraqit në tri ndeshjet e fundit të ‘Los Blancos’, ndaj Real Sodiedadit në La Liga, Borussia Dortmundit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe Barcelonës në finale të Copa del Rey, me tentim që të jetë i gatshëm për duelin me ekipin e Pep Guardiolës.

CR7 i është bashkuar grupit të futbollistëve në stërvitjen e së shtunës dhe ai po bëhet pati për ndeshjen e së mërkurës, në ndeshjen që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Merengues synojnë ta fitojnë Championsin e dhjetë në histori të këtij klubi.