Ronaldo nderohet me një tjetër statujë, kjo së paku i ngjanë

Një tjetër statujë për nder të Cristiano Ronaldos.

Sport

27/11/2017 17:13

Ylli portugez është nderuar me një tjetër statujë, kësaj here në muzeun e Real Madridit.

Kjo statujë vjen pak kohë nga ajo e marsit, e vendosur në vendlindjen e tij.

Dallimi mes asaj statuje që pati bërë bujë të madhe me këtë të sodit, është se kjo i ngjanë shumë Ronaldos.

Statuja prej bronzi peshon 60 kilogramë dhe është një metër e gjatë./Lajmi.net/