Ronaldo mund të rikthehet në Man Utd

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka pranuar se ka ndjenja të veçanta për Manchester Unitedin dhe refuzoi të përjashtojë mundësinë e rikthimit në Old Trafford.

Sport

02/08/2014 12:20

Cristiano Ronaldo ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e rikthimit në Manchester United.

Sipas “Manchester Evening News”, ylli i Real Madridit ka pranuar se kaloi mirë në Old Trafford dhe mund të rikthehet për të luajtur sërish për gjigantin anglez, para përfundimit të karrires si futbollist.

“E dua Manchesterin, për t’u rikthyer, kurrë nuk i dihet, në futboll kurrë nuk i dihet”, u shpreh Ronaldo.

“E çmoj klubin, për mua është një prej klubeve më të mira në botë dhe kam pasion për të. Sigurisht se jam i lumtur në Real Madrid, është shtëpia ime, klubi im, por Manchesteri më trajtoi jashtëzakonisht mirë andaj kurrë nuk i dihet”, përfundoi ai.