Ronaldo motivoi Realin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se mungesa e Cristiano Ronaldos i motivoi futbollistët e tij në triumfin ndaj Barcelonës në Copa del Rey.

Sport

17/04/2014 08:32

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se mungesa e Cristiano Ronaldos i ndihmoi të motivonte ekipin në triumfin në Copa del Rey ndaj Barcelonës të mërkurën.

Reprezentuesi portugez mungoi në El Clasico për shkak të lëndimit por përcolli bashkëlojtarët Angel Di Maria dhe Gareth Bale duke shënuar në fitoren e Los Blancos me rezultat 2:1 në Mestalla. “Ne e merituam titullin”, deklaroi italiani.

“Krijuam presion thellë në fushë dhe shfrytëzuam kundërsulmet. Ne luajtëm shumë mirë dhe të gjithë futbollistët punuan shumë, andaj i uroj ata”.

“Mungesa e Cristianos i motivoi futbollistët. I bëri ata të punojnë edhe më tepër. Ata të gjithë u paraqitën mirë. Ju duhet të luani si ekip për të mposhtur Barcelonën dhe ne e kemi bërë këtë. Barcelona u mundua por e dinim se si duhet luajtur kundër tyre. Ne duhet të jemi kompakt, dhe ishim të tillë. Ne do të marrim fuqi nga kjo për dy garat e tjera”, përfundoi Ancelotti i cili festoi triumfin e parë si trajner i Real Madridit.