Ronaldo mohon ofendimin ndaj Messit

Cristiano Ronaldo me anë të një postimi në Facebook ka mohuar plotësisht se është duke e ofenduar rivalin e tij kryesor, yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

11/11/2014 22:24

Gjatë ditës së sotme është spekuluar se Cristiano Ronaldo ka ofenduar Messin, mirëpo portugezi e mohon këtë gjë duke thënë se do të kërkojë masa mbrojtëse, pasi e ka angazhuar avokatin për një gjë të tillë.

“Nëpër media po qarkullojnë zërat se unë kam ofenduar Lionel Messin. Kjo është një gjë krejtësisht jo e vërtetë”.

“Unë jam i sigurt se avokati im do të merr masa të nevojshme për ti futur në burg përgjegjësit e kësaj”.

“Unë kam një respekt të madh për të gjithë kolegët e mi profesional, duke përfshirë këtu dhe Messin”, ishte postimi i Ronaldos në Facebook.