Ronaldo – Messi në ringun e boksit, Joshua shpall fituesin (FOTO)

Anthony Joshua beson se Cristiano Ronaldo do ta fitonte duelin me Lionel Messin.

Sport

12/09/2017 12:53

Anthony Joshua beson se Cristiano Ronaldo do ta nokautonte Lionel Messin nëse ata do të ballafaqoheshin në ringun e boksit.

Kampioni i kategorisë së rëndë po ashtu ka pranuar se inspirohet nga sulmuesi i Real Madridit.

“Messi është i vrazhdtë por Ronaldo duket se e ka një Bruce Lee brenda vetes”, deklaroi Joshua, përcjell “lajmi.net”.

“E dini se për çfarë e kam fjalën, një lëshim i vogël dhe keni marrë fund”, u shpreh ai. /Lajmi.net/