Ronaldo? Messi? Jo, Mandzukic

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka lavdëruar yllin kroat Mario Mandzukic si sulmuesin më të mirë në botë, sa i përket lojës në ajër dhe aftësisë për të rrezikuar portat kundërshtare me goditjet me kokë. Sulmuesi realizoi dy herë në fitoren e Bayernit ndaj Herthas 3-2 të shtunën dhe arriti në kuotën e shtatë…

Sport

27/10/2013 13:00

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka lavdëruar yllin kroat Mario Mandzukic si sulmuesin më të mirë në botë, sa i përket lojës në ajër dhe aftësisë për të rrezikuar portat kundërshtare me goditjet me kokë.

Sulmuesi realizoi dy herë në fitoren e Bayernit ndaj Herthas 3-2 të shtunën dhe arriti në kuotën e shtatë golave pas dhjetë paraqitjeve këtë edicion në Bundesligë.

Ardhja e Guardiolës në Allianz Arena kishte zgjuar spekulime se Mandzukic mund të jetë i panevojshëm si rezultat i taktikës së aplikuar shpeshherë nga ish trajneri i Barcelonës që di të luajë edhe me një ‘qendërsulmues të rremë’.

Mirëpo, 27-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion pas 20 golave të realizuar në të gjitha garat e sezonit të shkuar dhe është lavdëruar nga trajneri.

“Për aftësitë e tij të goditjeve me kokë, në brendinë e zonës së kundërshtarit, Mandzukic është sulmuesi më i mirë në botë”, deklaroi Guardiola për të përditshmen gjermane Bild.