Ronaldo me truproje në Botëror

Cristiano Ronaldo do të ketë trajtim ‘mbretëror’ gjatë Kampionatit botëror në Brazil. Ylli i Portugalisë, përveç një suite luksoze, do të jetë nën përkujdesve të truprojave.

Sport

14/05/2014 20:00

Portugalia është duke u përgatitur për Kampionatin botëror në Brazil, por edhe t’i plotësojë kërkesat e yllit kryesor Cristiano Ronaldo.

Në kampin e selektorit Paulo Bento do të mbizotërojë siguri e plotë për ekipin, e në veçanti Ronaldon.

Ylli i Real Madridit do të ketë në dispozicion një suitë luksoze me mure të klimatizuara (në mënyrë që mos ta ketë asnjëherë nxehtë nga temperaturat e larta), elemente aromatike, dhe një shërbim të personalizuar të sigurisë.

Në Campinas ka filluar numërimi i ditëve para ardhjes së Ronaldos.

“Jemi të nderuar që do të jemi nikoqir të futbollistit më të mirë në botë”, deklaroi Armindo Dias, president i kompanisë, pronare e hotelit ku do të qëndrojë Portugalia.

Portugalia do të garojë në Grupin B së bashku me G me Gjermaninë, Ganën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.