Ronaldo me të dashur nga Barcelona (Foto)

Legjenda e Brazilit, Ronaldo është në lidhje dashurie me modelen braziliane Celina Locks, e cila jeton në Barcelonë.

Sport

14/02/2015 13:35

Legjenda e Brazilit, Ronaldo, ka një të dashur të re.

E ajo është modelja braziliane Celina Locks, e cila sipas shënimeve të publikuara në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, jeton në Barcelonë.

23-vjeçja ka lindur në Curitiba, dhe është tifoze e skuadrës Atletico Paranaense.

Ajo është në lidhje me Ronaldon, i cili deri më tani nuk ka pasur aq shumë fat në dashuri.

Ndoshta lidhja e brazilianit me Locks do të nënkuptojë se edhe Ronaldo tjetër, Cristiano, së shpejti do të gjejë një të dashur të re pas ndarjes nga Irina Shayk.