Ronaldo, më shumë gola se 75 skuadra europiane

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo tashmë ka arritur të shënojë më shumë gola se plotë 75 skuadra europiane në Top-5 ligat më të forta.

Sport

14/12/2014 11:18

Ronaldo është duke vazhduar me formën e tij të përkryer dhe është duke treguar çdo ditë se është një lojtar i madh.

Ai deri tani ka shënuar 25 gola në La Liga, dhe duke krahasuar me statistikat e klubeve që kanë shënuar gola nëpër europë, bie që portugezi ka më shumë gola se 75 skuadra europiane.

Ronaldo padyshim që është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe pa asnjë pikë dyshimi është duke kaluar në formën e karrierës.

Ai ka më shumë gola se disa skuadra të mëdha si Milani, Interi dhe Liverpooli, të cilët deri tani në këtë sezon nuk kanë arritur të shënojnë 25 gola.

Ai është kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë, i cili do të jepet më 12 janar të vitit 2014 në Nyon të Zvicrës.