Ronaldo me premtim të madh për tifozët e Juventusit

Cristiano Ronaldo u ka bërë një premtim të madh tifozëve të Juventusit.

Sport

03/01/2019 12:58

Cristiano Ronaldo premton “Unë do të bëj të pamundurën për të fituar Ligën e Kampionëve me Juventusin”.

Ylli portugez u transferua nga Bianconerët në verë, kryesisht për t’i ndihmuar ata në hapin përfundimtar në Evropë, përcjell lajmi.net.

Juventus ka fituar Serie A-në për shtatë vitet e fundit me radhë dhe ‘Coppa Italia’ në katër vitet e fundit, por kanë humbur finalen e Ligës së Kampionëve në 2015 dhe 2017.

Kur u prezantua CR7, tifozët kënduan “na sjellin Ligën e Kampionëve”, dhe sulmuesi po bën çmos për të ofruar.

“Betohem se do të bëj të pamundurën për të fituar Ligën e Kampionëve me Juventusin,” u tha Ronaldo gazetarëve në Dubai, ku do t’i jepet një çmim nga Globe Soccer Awards.

“Tifozët nuk janë duke kërkuar nga unë për të shpëtuar vendin …”, ka shtuar më jte portugezi.

Pavarësisht se ishte në pushim dimëror, Ronaldo tregoi përkushtimin e tij të famshëm për fitnes duke postuar një video të një vrapimi nëpër shkretëtirë gjatë natës. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BsJVugTAl7P/?utm_source=ig_embed