Ronaldo me maskë

Cristiano Ronaldo është paraqitur në një mënyrë aspak të zakonshme. Ylli portugez e kishte vendosur një maskë në fytyrë, e cila na kujton ‘Hannibal’.

Sport

21/07/2014 16:49

Cristiano Ronaldo i ka zbavitur fansat e tij në rrjetin social, Twitter. 

Ylli i Real Madridit e ka postuar një fotografi ‘selfie’, me një maskë në fytyrë, e cila na kujton filmin e famshëm ‘Hannibal’.

Motivet nuk janë ende të qarta, por duket se bëhet fjalë për ndonjë trajtim kozmetik. CR7 mori komente nga tifozët, prej të cilëve ka që e krahasuan me maskën e Luis Suarezit.