Ronaldo me këpucë speciale në El Clasico (Foto)

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo do të luaje me një palë këpucë të veçanta në duelin kundër Barcelonës në El Clasico, të dielën.

Sport

19/03/2015 16:49

Nike ka prodhuar një palë këpucë speciale për Cristiano Ronaldon.

Të quajtura “Superfly CR7 Silverwear”, ato janë njësoj si emri i tyre, të argjendta, dhe përmbajnë një ngjyrë të ngjashme me atë të titujve të futbollit e në veçanti Ligës së Kampionëve.

Ronaldo do t’i provojë për herë të parë në ndeshjen e së dielës kundër Barcelonës, ndërsa ato do të dalin në shitje nga 26 marsi.