“Ronaldo më i mirë se Messi”

Sa herë që i kërkohet të deklarohet rreth kësaj gjëje, ai nuk e ka problem të deklarohet, duke lavdëruar skuadrën mbretërore, e po ashtu edhe lojtarët e kësaj skuadre.

Sport

11/11/2017 21:21

Fernando Alonso është një  tifoz i Real Madridi, gjë që dihet prej kohësh.

Sa herë që i kërkohet të deklarohet rreth kësaj gjëje, ai nuk e ka problem të deklarohet, duke lavdëruar skuadrën mbretërore, e po ashtu edhe lojtarët e kësaj skuadre.

Hera e fundit që ka folur rreth kësaj çështje, ka qenë në garën e Formula 1 në Brazil, gjatë një interviste për ‘Globoesporte’.

“Cristiano është më i mirë se Messi. Po, Messi ka talent të jashtëzakonshëm, por si një tifoz i Real Madridit, më interesojnë vetëm lojtarët e Realit”, ka deklaruar shoferi i McLaren./Lajmi.net/