Ronaldo: Lojtari më i mirë në botë luan në këtë skuadër (FOTO)

Edhe Luis Nazario De Lima Ronaldo, ka folur për situatën e Real Madridit.

Sport

21/09/2017 19:30

Kampionët e Evropës dhe La Ligas, nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin në Spanjë, duke arritur vetëm shtatë pikë në pesë xhirot e para.

Kjo situatë është bërë edhe më e rëndë, me humbjen e pësuar një natë më parë në ‘Santiago Bernabeu’, nga Real Betis me rezultat 0-1, me një gol të pësuar në minutën e 90’.

Braziliani që ka veshur fanellën e Real Madridit, nuk mendon se ish skuadra e tij ka nevojë për ndryshime për të dalë nga kjo situatë.

Sipas tij, Real Madrid ka në skuadër lojtarin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon, dhe një sulmues që shënon shumë gola, si Karim Benzema.

Ai pret që ‘mbretërit’ me këta lojtarë do të rikthehen te fitoret në ndeshjet e ardhshme.

“Jam i lumtur që Benzema ka vazhduar kontratën me Realin”, deklaroi Ronaldo, duke komentuar nënshkrimin e kontratës së re të francezit me ‘Los Blancos’.

“Ata kanë një sulm të mirë. Kanë lojtarin më të mirë në botë, Cristianon, dhe një sulmues që shënon shumë, Benzeman”.

“Kështu që mendoj ata nuk kanë nevojë për ndërhyje të mëdha për të arritur sërish te fitoret”, ka shtuar ai.

Ronaldo ka veshur fanellën e Realit për pesë sezone, duke regjistruar 127 paraqitje dhe shënuar 83 gola./Lajmi.net/