Ronaldo lavdëron Neymarin

Cristiano Ronaldo ka lëvë anash rivalitetin mes Real Madridit dhe Barcelonës. Ylli portugez ka lavdëruar sulmuesin Neymar duke thënë se ai mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë.

Sport

06/05/2014 20:13

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka lavdëruar sulmuesin e Barcelonës, Neymar duke shprehur bindjen se braziliani “mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë”.

Gjatë intervistës së tij me portalit brazilian Globoesporte, reprezentuesi portugez shprehu admirimin e tij për Neymarin, ndonëse ai paraqitet për rivalin më të madh të Los Blancos, Barcelonën.

“Neymar është futbollist i madh. Besoj ai ai është duke e dëshmuar në periudhën e fundit se është futbollist i së ardhmes”, deklaroi Ronaldo.

Ronaldo pranoi se: “Adaptimi i tij në Barcelonë nuk ka qenë më i miri i mundshëm, por edhe vuajti nga disa lëndime, mirëpo nuk kam dyshime në potencialin e tij. Neymar mund të bëhet një prej futbollistëve më të mirë në botë, ose thjesht më i miri”.