Ronaldo ‘largon’ yllin e madh nga Juventus

Juventus do ta shesë një yll të madh pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.

Sport

11/07/2018 07:18

Ardhja e Cristiano Ronaldos në Juventus, do të ketë pasoja te skuadra nga Torino.

Përkundër gëzimit të madh për blerjen e tij nga Real Madrid, tifozët e “Bianconerëve” janë nën ethe për të mësuar se kush do të nxirret në shitje, për të përmirësuar bilancin financiar pas një investimi të madh për angazhimin e Ronaldos.

“Premium Sport” raporton se Gonzalo Higuain do të nxirret në shitje, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Higuain spekulohet se mund të transferohet në Chelsea, nëse Maurizio Sarri emërohet menaxher i ri i “Blues”. /Lajmi.net/