Ronaldo: Ky kompeticion duhet të quhet “CR7 Champions League”

Ronaldo, si zakonisht aspak modest.

Sport

27/05/2018 11:54

Cristiano Ronaldo ka treguar edhe një herë që nuk është aspak modest.

Pas triumfit të Real Madridit në finale ndaj Liverpoolit, Ronaldo tha se ky kompeticion duhet të quhet “CR7 Champions League”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Champions League duhet të ndryshojë emrin dhe të quhet CR7 Champions League… Unë kam fituar pesë, kam qenë përsëri golashënuesi më i mirë, nuk mund të mos jem i kënaqur”, ka thënë Ronaldo.

Ndryshe, ai nuk kontribuoi në asnjë nga golat e Realit në finale. /Lajmi.net/