Ronaldo: Ky është kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur

Cristiano Ronaldo gjatë karrierë së tij ka fituar shumë tituj, si kolektiv ashtu edhe individual.

Sport

24/05/2018 18:08

Që nga transferimi te Manchester United e pastaj te Real Madrid, Ronaldo ka luajtur në nivele të larta, e më kundërshtarë të ndryshëm.

Por, kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur ai, është Ashely Cole, ish mbrojtësi i Chelsea.

Ronaldo me Cole, është përballur disa herë sa ka qenë pjesë e Manchester United.

“Ashley Cole”, është përgjigjur Ronaldo, në pyetjen për kundërshtarin më të vështirë që është përballur./Lajmi.net/