Ronaldo: Ky është klubi ku dua të transferohem

Cristiano Ronaldo preferon të rikthehet në Manchester United, para transferimit në Paris Saint-Germain, në rast se largohet nga Real Madrid, në fund të këtij sezoni.

Sport

01/12/2015 11:57

Në rast të largimit nga Real Madrid në fund të këtij sezoni, Cristiano Ronaldo preferon të rikthehet në Manchester United.

Reprezentuesi portugez kërkohet nga Paris Saint-Germain. Mirëpo, ai preferon rikthimin në Old Trafford, para transferimit në Parc des Princes, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

Ronaldo vazhdon të jetë futbollisti kryesor i “Los Blancos”.

Mirëpo, së fundmi ka përfunduar në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Santiago Bernabeu, pas përfundimit të këtij sezoni.