Ronaldo: Ky është futbollisti më i mirë në 20 vitet e fundit

Cristiano Ronaldo ka thënë se e konsideron veten si futbollistin më të mirë në botë në 20 vitet e fundit.

Sport

10/06/2016 13:32

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë në 20 vitet e fundit.

Kush mendon kështu? Vetë futbollisti i Real Madridit.

“Jam më i miri në 20 vitet e fundit”, deklaroi Ronaldo për revistën italiane “Undici Once”, përcjell “Lajmi.net”.

“Duhet të mendoni gjithmonë pozitivisht, vetëm kështu mund të arrini rezultatet që dëshironi. Andaj, për këtë arsyje mendoj se jam më i miri në 20 vitet e fundit”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.