Ronaldo: Ky është emri i futbollistit me të cilin e provokojnë birin tim

Rivalitetin me Lionel Messin po e vuan edhe djali i Cristiano Ronaldos, Ronaldo Junior.

Sport

01/01/2017 20:23

Portugezi gjatë një interviste që ka dhënë së fundi, ka deklaruar se biri i tij jo rrallë herë provokohet nga të tjerët.

Njëjtë sikurse babai, edhe i biri “provokohet” me emrin e Lionel Messit.

“Messi, Messi”, janë thirrjet që i bëhen Ronaldo Juniorit, ka zbuluar Cristiano Ronaldo, përcjell lajmi.net.

Por, ai ka shtuar se i biri i tij di s’i të sillet rreth këtyre provokimeve, duke qëndruar i qetë dhe duke u bërë i sjellshëm.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.