Ronaldo kundër Man Utd-it

Cristiano Ronaldo mund të luajë kundër ish skuadrës së tij Manchester United. Ylli i Real Madridit ka stërvitur pa problem dhe pritet të jetë në dispozicion për ballafaqimin në Michigan.

Sport

01/08/2014 09:31

Është pamja që të gjithë tifozët e Real Madridit duan ta shohin: Cristiano Ronaldo duke vrapuar.

Ylli portugez është stërvitur të premten në mëngjes dhe është fotografuar në disponim mjaft të mirë.

29-vjeçari mungoi në humbjen e Real Madridit nga Roma me rezultat 1:0 të enjten por duket se do të jetë në dispozicion për ballafaqimin me ish skuadrën e tij, Manchester United, të shtunën në kuadër të Guiness Cup of Champions.

Ronaldo ka stërvitur me ekipin e Realit gjatë gjithë javës pasi iu bashkua të hënën pas pushimit të zgjatur pas Kampionatit botëror.

Por, nëse ai do të jetë në formë të mirë fizike për t’u ndeshur me Manchester Unitedin, kjo mbetet të shihet.

Mirëpo, ai u duk mjaft i mprehtë gjatë punës në Eastern Michigan University. Reali takohet me Manchester Unitedin në Michigan Stadium të shtunën.