Ronaldo kthehet në “Old Trafford”, ja çfarë thotë para ndeshjes

Cristiano Ronaldo do të kthehet në “Old Trafford” për ndeshjen Manchester United – Juventus.

Sport

22/10/2018 20:34

Kjo ndeshje pritet të jetë emocionuese për portugezin, pasi në Manchester u formua si lojtar, shkruan lajmi.net.

Para ndeshjes, në konferencën për shtyp, CR7 ka dhënë disa komente për këtë takim.

“Do të jetë ndeshje e vështirë. Manchester janë të fortë, por nëse ne luajmë si dëshiron trajneri kemi shanse të mira të fitojmë. Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin” ka thënë Ronaldo.

“Jemi në pozitë të mirë në grup dhe një fitore eventuale do t’i lehtësonte edhe më shumë gjërat për kalimin tutje” ka përfunduar portugezi.

Kujtojmë se kur u rikthye në “Old Trafford” me Real Madridin, Cristiano shënoi kundër United./Lajmi.net/